Lajm i keq për Kosovën, Rrahmani rrezikon sfidat me Suedinë dhe Spanjën

14.03.2021 13:11

Lajm i keq për Kosovën, Rrahmani rrezikon sfidat me Suedinë dhe Spanjën

Amir Rrahmani ne momentin më të mirë të formës detyrohet që të ndalet për shkak të një dëmtimi. Lajmin e zbulojnë mediet italiane, që raportojnë se Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm deri në fillim të muajit prill prej një tërheqje muskulore.

Rrahmani humbet ndeshjen me Milanin mbrëmjen e sotme dhe atë me Romën në fundjavën e ardhshme dhe rikthehet për Crotonen më datë 3 prill. Ka dhimbje edhe për Kosovën, që me shumë mundësi nuk do të ketë kapitenin në ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën për eliminatoret e Botërorit në fund të këtij muaji.

x