Lajm i mirë për diasporën vushtrriase, nga 1 qershori më shumë parking për ta

31.05.2021 18:20

Lajm i mirë për diasporën vushtrriase, nga 1 qershori më shumë parking për ta

Nga 1 qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.

Kështu ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë përmes një njoftimi në Facebook.

Po ashtu, ata njoftuan se është përgatitur edhe festivali “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë.

Njoftimi i plotë:

Sot Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.

Ka dy vite që na mungon ardhja e diasporës në Vushtrri, prandaj me lehtësimin e masave anti Covid, DKRS ka përgatitur edhe festivalin “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Mirësevini!

x