Laporta konfirmon takimin për rinovimin e kontratës me Dembelen: Ai dëshiron të luajë këtu

09.09.2021 16:05

Laporta konfirmon takimin për rinovimin e kontratës me Dembelen: Ai dëshiron të luajë këtu

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në një konferencë për shtyp për situatën aktuale tek Barcelona.

 
Laporta duke folur për Dembele dhe një rinovim të mundshëm është shprehur se marrëdhëniet janë shumë të mira mes klubit dhe lojtarit dhe se ata duan qëndrimin e tij në klub.

“Është caktuar një takim me agjentët e tij. Marrëdhëniet janë shumë të mira dhe ai e di që ne duam që ai të qëndrojë në klub. Atij i pëlqen numri 7 dhe më ka thënë se dëshiron të luajë përsëri dhe të mbrojë fanellën e Barçës”, është shprehur Laporta.

Presidenti spanjoll ka konfirmuar gjithashtu se lojtari multi-funksional, Sergi Roberto ka pranuar që të ulë pagën e tij në mënyrë që të ndihmojë klubin ekonomikisht.

“Shkurtimi i pagës së Sergi Robertos tashmë është bërë dhe kanë mbetur vetëm nënshkrimet që marrëveshja të jetë totale, ka theksuar Laporta.

Laporta për fund është shprehur se ata kanë një skuadër të mirë dhe se do të luftojnë për tituj.

“Ne do të konkurrojmë për të provuar të fitojmë, me siguri do të bëjmë shumë mirë. Ne kemi një skuadër shumë të mirë, edhe pse është e vërtetë që ne gjithmonë mund të përmirësohemi. Fillon një fazë e re në historinë e Barçës”, ka përfunduar 59-vjeçari. 

x