Lazio arrin akordin për Brekalo

28.07.2021 10:56

Lazio arrin akordin për Brekalo

Lazio zgjedh Brekalon për krahun e majtë, gati akordi me Wolfsburg
Me shumë mundësi do të jetë Josip Brekalo lojtari i krahut të majtë për formacionin e Maurizio Sarrit.

Sipas mediave italiane, Wolfsburg, që zotëron kartonin e futbollistit, duket se ka pranuar ofertën e bardhekaltërve për ta lënë lojtarin të largohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare për shumën e 15 milionë Eurosh.

Në garë për shërbimet e 23-vjeçarit është edhe Leeds United, pasi kroati pëlqehet shumë nga Marcelo Bielsa, por fatkeqësisht për anglezët, me shumë mundësi lojtari do t’i bashkohet Lazios në Serinë A.

x