Limaj mbështetë zgjerimin e koalicionit qeveritar

24.08.2020 20:53

Limaj mbështetë zgjerimin e koalicionit qeveritar

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar në Prime Time në Kanal10 se mbështetë idenë e zgjerimit të koalicionit qeveritar.

“Jam për zgjerimin e koalicionit qeveritar”, është shprehur Limaj.

“LDK e PDK janë parti shtetformuese, prandaj të gjithë ne duhet ta dimë se stabiliteti i vendit në këtë kohë është priroriteti kryesor”, ka deklaruar ai.

Limaj, ka thënë se votuesit presin nga liderët e koalicionit që t’i zgjidhin problemet dhe situatat e krijuara.

“Nuk duhet të gëzohemi se po dështon a humb Avdullah Hoti, nuk duhet që individi të përcaktojë fatin e shtetit, pozitat nuk kanë rëndësi në këtë periudhë që po kalon Kosova”, ka thënë Limaj./Kanal10

x