“Llafe llafe” — Osmani citon Dafina Zeqirin lidhur me kritikat rreth kryetarit të KQZ-së

26.10.2021 22:30

“Llafe llafe” — Osmani citon Dafina Zeqirin lidhur me kritikat rreth kryetarit të KQZ-së

Presidentja Vjosa Osmani thotë se veprimi i saj ishte duhuri kur e shkarkoi kryetaren e KQZ’së, Valdete Dakën.

‘’Asolutisht. Pa asnjë dyshim. Diasporën i trajtoi si qytetarë të kategorisë së dytë. Të gjitha këto më kanë bindur se shkelja e integritetit është bërë nga Daka. Daka ka mbajtur anshmëri politike’’, tha ajo në Prime Time.

Tutje ajo për kritikat në këtë vendim dhe emërimin e ri, citoi një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit.

‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë LLafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’.

Pas deklaratës së Osmanit do ta dërgojë lëndën në Kushtetuese, Osmani thotë se kjo është e drejtë e secilit.

‘’Është e drejtë e secilit që të dërgojë rastin në gjykatë. S’ka asgjë që e nfalon një president që të emërojë dikë tjetër në KQZ’’.

x