Llapi përmbys Prishtinën, fiton Dukagjini, Gjilani vetëm një pikë ndaj Ballkanit

16.10.2021 17:51

Llapi përmbys Prishtinën, fiton Dukagjini, Gjilani vetëm një pikë ndaj Ballkanit

Fitore me përmbysje dhe “in extremis” e Llapit në fushën e Prishtinës me rezultatin 1-2 në javën e nëntë të kampionat. Kryeqytetasit kryeson deri në minutat e fundit me gol të Krasniqit në minutën e 22-të, por gjithçka ndryshoi me ndëshkimin e Mankendas me kartonin e dytë të verdhë një minutë para fundit të kohës së rregullt. Llapjanët barazuan rezultatin në minutën e tretë shtesë me Selmanin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë realizoi golin e përmbysjes së madhe Veliu.

Dukagjini iu imponua 2-0 Malishevës, me gola të Shabanit (68’) dhe Elezit (90+3’), por duhet kujtuar që miqtë luajtën që nga minuta e 11-të me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Hotit me karton të kuq.

Përfundoi 1-1 sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit. Progni kaloi në epërsi “skifterët” në minutën e 59-të, pas çaste pasi Besar Musolli mori karton të kuq. Ballkani u kundërpërgjigj në të 64-tën me golin e Gripshit.

x