Lufta drejt përfundimit? Rusia: Duam ta mbyllim sa më parë “operacionin special”

26.04.2022 18:56

Lufta drejt përfundimit? Rusia: Duam ta mbyllim sa më parë “operacionin special”

Gjenerali Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, është shprehur në një deklaratë këtë të martë se Rusia ka synim ta përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur “operacionin e saj special” në Ukrainë.

Megjithatë, gjenerali rus nuk ka dhënë detaje të tjera mbi deklaratën e tij. Ndërkohë, këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë, gjatë vizitës në Moskë, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin. Guterres zhvilloi bisedime të sinqerta, siç tha, me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, por këmbëngul se po e viziton Moskën si lajmëtar i paqes.

Lavrov i tha shefit të OKB se Rusia dëshiron zgjidhje diplomatike të konfliktit, por Ukraina sipas tij nuk është e interesuar për negociatat.

Ministri i Jashtëm përsëriti qëndrimin se furnizimet me armë nga perëndimi do të vështirësojnë mbylljen pozitive të negociatave.  Bisedimet mes Putin dhe Guterres thuhet se do të fokusohen tek qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku pavarësisht se kanë shpallur fitoren forcat ruse kanë dështuar të marrin kontrollin e uzinës së çelikut, Azovstal.

 
Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve të strehuar në impiantin metalurgjik.

x