Lumir Abdixhiku sot bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

15.03.2021 08:32

Lumir Abdixhiku sot bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku sot do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

 
“Më 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 
Lumir Abdixhiku u dje kryetar i ri i partisë pasi që Isa Mustafa dha dorëheqje nga kjo detyrë, pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat LDK-ja shënoi rezultatin e saj më të dobët ndonjëherë.

x