Man United po projekton një super formacion për sezonin e ri

16.07.2021 20:53

Man United po projekton një super formacion për sezonin e ri

Manchester United është skuadra e dytë më aktive në merkato pas PSG në Europë. Deri më tani kanë arritur që të finalizojnë afrimin e Jadon Sancho, por janë shumë pranë dy goditjeve në mbrojtje.

Bëhet fjalë për Trippier dhe Varane nga La Liga, ndërkohë që në portë pritet të jetë Henderson dhe jo Ter Stegen. “The Sun” ka publikuar formacionin e mundshëm që pritet të jetë 4-3-2-1.

Sancho dhe Rashford jane një dyshe shumë interesante pas Cavanit, ndërkohë që Fernandes dhe Pogba, janë dy yjet që pritet t’i japin tonin lojës në mesfushë. 

x