Marcelo te Juve, Reali i hap derën rikthimit të Hernandezit

04.02.2021 16:14

Marcelo te Juve, Reali i hap derën rikthimit të Hernandezit

Real Madridi dëshiron shitjen e mbrojtësit Marcelo.

 
“Los Blancos” duan ta heqin nga skuadra brazilianin që ka fituar gjithçka nën urdhrat e Zinedine Zidane, por nuk është më i paprekshëm në skuadër.

Në listën e shitjeve të skuadrës ndodhet edhe Marcelo, që në vitet e fundit kërkohet nga Juventusit.

“Bianconerët” duan një mbrojtës të krahut të majtë dhe besojnë se partneriteti i vjetër i CR7 me brazilianin, mund t’iu ndihmojë të realizojnë ëndrrën, pra të fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në rast që vërtet ndodh ky transferim, atëherë Reali do provojë ta rikthejë në skuadër Theo Hernandezin që u largua në vitin 2018 dhe tani është duke shkëlqyer te Milani.

20 milionë euro ishte kartoni i Hernandezit, derisa Reali do paguajë vlerën që kërkon Milani, skuadër që nuk do e lejojë të largohet nën 45 milionë euro.

x