Marina Vjollca publikon foto të reja me barkun e fryrë nga Dubai

01.09.2021 08:11

Marina Vjollca publikon foto të reja me barkun e fryrë nga Dubai

Moderatorja e dashur për publikun, Marina Vjollca dha para disa ditësh, lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo ndau me ndjekësit disa foto me barkun e rrumbullakosur, ku shfaqej në krahët e bashkëshortit, reperit Getoar Selimi.

Ndërkohë, tashmë çifti po shijon pushimet në Dubai dhe duket se po argëtohen shumë.

Pak më parë, ka qenë Marina që ka postuar disa foto nga bregdeti, ku shfaqet e veshur me rozë dhe nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

 

Bukuroshja ka vendosur në kokë edhe një lule rozë, duke bërë fansat të kenë dyshime se gjinia e fëmijës është vajzë.

Ndërkohë më herët, media të ndryshme bën me dije se çifti kanë gjetur edhe emrin e vajzës, që sipas zërave do të quhet Marget.

x