Mashtrimet nga “Call Center”, arrestohen edhe 10 persona të tjerë dhe sekuestrohen 11 mijë euro

31.03.2021 19:10

Mashtrimet nga “Call Center”, arrestohen edhe 10 persona të tjerë dhe sekuestrohen 11 mijë euro

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë realizuar një operacion të gjerë në kuadër të biznese të cilat funksionojnë si “Call Center”.

Kësisoj në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe 10 persona  të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe 11.000  euro.

Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.

“Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë dërguar  në mbajtje.

Operacioni i sotëm nëpër ‘Call Center’ nisi si fillim në Ferizaj e më pas vazhdoi edhe në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë.

x