Mbappe e kërkoi me ngulm kalimin te Real Madridi – por kush i tha Al Khealifit mos ta shesë

02.09.2021 14:17

Mbappe e kërkoi me ngulm kalimin te Real Madridi – por kush i tha Al Khealifit mos ta shesë

Kylian Mbappe e kërkoi me ngulm kalimin te Real Madridi në afatin kalimtar veror, mirëpo Paris Saint-Germain nuk e pranoi asnjë ofertë nga spanjollët.

Sulmuesi 22-vjeçar do të mbetet edhe për një edicion te PSG, e që kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Bëhet e ditur nga mediat në Francë se për ta bllokuar vendimin e fituesit të Kupës së Botës që të kalojë te Los Blancos, ishte një person me shumë ndikim te parisienët.

Kjo ndalesë bëhet e ditur se është bërë nga Hamad Al –Tani, pjesëtarë i familjes mbretërore nga Katari.

Sipas mediave franceze, Bordi Drejtues i PSG-së ishte në dyshim se a duhet të pranohet oferta nxitëse e Real Madridit.

Disa anëtarë të Bordit Drejtues të prirë nga Nasser Al Khealifi, ishin të mendimit që sulmuesi Mbape të largohet këtë verë dhe skuadra franceze të arkëtojë 200 milionë euro, se sa të humbasin verën e ardhshme, pa asnjë kompensim.

Mirëpo në fund, vendimi ka ardhur nga emiri i Katarit, i cili ka dëshirë që këtë sezon të “shijojë” magjinë e treshes sulmues – Mbape, Neymar dhe Messi.

x