Mbappe: Qava gjithë natën nga dëmtimi, unë dhe Neymar kemi ndryshuar!

19.08.2020 16:05

Mbappe: Qava gjithë natën nga dëmtimi, unë dhe Neymar kemi ndryshuar!

Kylian Mbappe është një nga arsyet se përse PSG është tashmë në finalen e Champions League. Sulmuesi i talentuar ndryshoi krejtësisht ndeshjen pasi hyri në fushë në pjesën e dytë ndaj Atalantës, duke u bërë protagonist në përmbysjen që i hapi rrugën për kualifikimin për në gjysmëfinale. Ylli francez komentoi jo vetëm suksesin e mëpasshëm ndaj Leipzig si dhe dëmtimin që pësoi pak javë më parë.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Sinqerisht, pas dëmtimit kundër Saint-Etienne mendova se kisha mbaruar. Thashë se mbaroi sezoni për mua. Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve. Tani mendoj vetëm për të dielën.

Dua të fitoj Champions-in. Lyon apo Bayern Munich në finale? Unë do të doja Lyon, sepse është ekip francez. Do të ishte një ngjarje e veçantë për kombin tonë. Nëse kualifikohet Bayern Munich, do të jetë mire. Do të jetë një ndeshje e vështirë.

Raporti me Neymar? Jemi përmirësuar. Kuptuam që për të fituar kemi nevojë për shokët e skuadrës. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara në këto gara. Nuk kemi pse të përqendrohemi vetëm te vetja”.

x