Mbappe tashmë e ka edhe numrin gati te Reali

27.08.2021 11:07

Mbappe tashmë e ka edhe numrin gati te Reali

Emiri i Katarit ka urdhëruar presidentin e PSG-së, Al-Khelaïfi, të hapë negociatat me Real Madridin për transferimin e Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”, një operacion që mund të mbyllet këtë fundjavë.

PSG ende shpreson të jetë në gjendje të rrisë ofertën e fundit të Madridit, 170 milionë plus dhjetë të tjera bonus, por Reali nuk do të ofrojë më shumë.

Sido që të jetë, AS raporton tani se në Valdebebas tashmë po përgatiten për ardhjen e yllit francez, të cilin Madridi dëshiron ta nderojë duke i dhënë atij numrin historik 5, të njëjtin që idhulli i tij i madh, Zidane, e mbajti për shumë vite.

 

Numri 5 aktualisht e ka Vallejo, por ideja e klubit është që ai të kalojë tek Mbappé, i cili, në çdo rast, ka në dispozicion edhe 19-tën që Ronaldo e mbante në ditët e tij dhe 23 të Beckham.

Numrat e dashur të Mbappe, 7 dhe 10, janë të zënë dhe Reali s’do t’i kërkojë as Modricit e as Hazardit që t’ia japin atë Mbappes, andaj më shumë e mundshme është numri 5.

x