Mbi 12 mijë kosovarë u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit

29.07.2021 16:25

Mbi 12 mijë kosovarë u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë dhënë 12 mijë e 123 vaksina kundër koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se deri tani 400 mijë e 217 vaksina janë dhënë në vend.

269 mijë e 706 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë, kurse 130 mijë e 511 persona me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

x