Mbi 250 milionë raste dhe 47 milionë viktima të coronavirusit në botë

06.11.2021 17:10

Mbi 250 milionë raste dhe 47 milionë viktima të coronavirusit në botë

Numri i rasteve me coronavirus (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 250 milionë.

 
Sipas faqes së internetit “Worldometer“, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 250.008.014 raste me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 47.280.449 raste.

Pas SHBA-së radhiten India me 34.344.087, Brazili 21.862.458, Britania e Madhe 9.241.916, Rusia 8.755.930.

Ndryshe, në të gjithë botën si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 5.057.149 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 226.333.150 persona.

x