Mbrëmje magjike/ Ndalen Franca dhe Holanda, super Ronaldo përmbys me dopietë Irlandën (VIDEO)

01.09.2021 23:05

Mbrëmje magjike/ Ndalen Franca dhe Holanda, super Ronaldo përmbys me dopietë Irlandën (VIDEO)

Mbrëmje me rezultate surprizuese në kualifikueset për Kupën e Botës në Evropë. Franca nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Dzeko zhbllokoi fillimisht rezultatin për miqtë, por Griezmann do të barazonte gjithçka. Në fraksionin e dytë Kounde la “gjelat” me një lojtar më pak, por rezultati nuk do të ndryshonte.

I njëjti rezultat edhe në Oslo, teksa Norvegjia ndali Holandën. Haaland shënoi një super gol në minutën e 20-të, por Klaassen do të barazonte. Në pjesën e dytë bomberi i Dortmundit u ndal nga shtylla.

Cistiano Ronaldo ndërkohë dhuron spektakël, duke përmbysur i vetëm 2-1 Irlandën. Fillimisht humbi penallti në minutën e 15-të, ndërkohë që Egan shënoi për Irlandën. Në fundin e ndeshjes CR7 shënoi golin e barazimit me një gol të bukur me kokë. Gjithsesi ai nuk i kishte mbyllur llogarit pasi në shtesë shënoi dhe golin e përmbysjes 2-1. Ky ishte goli i 111-të me përfaqësuesen luzitane.  

x