Mbrojtësi i Chelsea-t publikon pamjet kur i vjedhin medaljet në shtëpi (VIDEO)

16.09.2021 19:05

Mbrojtësi i Chelsea-t publikon pamjet kur i vjedhin medaljet në shtëpi (VIDEO)

Mbrojtësi i Chelsea-t, Reece James së fundmi ka rënë pre e një grabitje spektakolare që i ka ndodhur në shtëpinë e tij. Futbollisti 21-vjeçar ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku tregojnë disa persona që marrin kasafortën ku mbante medaljet e fituar në Champions League, Superkupë dhe “Euro 2020”.

Katër të dyshuarit shihen në shtëpinë e tij me kapuç në kokë. Ata thyejnë vendin ku ndodhej kasaforta dhe më pas e marrin duke e rrëshqitur në oborr.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa mbrojtësi ka bërë këtë thirrje: “Shpresoj që së bashku mund të kapim këta individë dhe të japim drejtësinë që quhet”. 

x