‘Mbylli sytë përgjithmonë’, vdes 20-vjeçarja nga Krusha e Madhe që u aksidentua 8 ditë më parë

25.05.2022 19:52

‘Mbylli sytë përgjithmonë’, vdes 20-vjeçarja nga Krusha e Madhe që u aksidentua 8 ditë më parë

Një 20-vjeçare nga Krusha e Madhe ka vdekur sot pas një aksidenti që pati më 17 maj.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Krushës së Madhe në facebook, të cilët treguan se Edona Avdullahu ishte në gjendje kome që disa ditë.

“Pas rastit së tragjedise me autobus në Kroaci kur e humbem Anjeza Bellanicen. Sot fshatin Krushë e Madhe e goditi prape një tragjedi me dhembje.

Edona Avdullahu 20 vjeçarja vajza e Isajes së Veli Myrtes e cila u aksidentua nga një makine para 8 ditësh më 17 maj 2022 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, dhe që sa ditë ishte në gjendje kome. Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u ndare nga jeta. Ngushllime , Isajes dhe mbare familjes Avdullahu”, thuhet në njoftimin e tyre.

 
Ndërsa, për detajet e varrimit, faqja e fshatit do të njoftojë përsëri.

 

x