Me fillim të spektaklit, vëllai ka një mesazh për Egonën e Big Brother VIP

Egzona Rafuna është njëra ndër banoret e reja të Big Brother VIP, e cila ka nisur këtë aventurë vetëm dy javë më parë.
E qysh në fillim të spektaklit, vëllai i saj ka lëshuar një mesazh për të në rrjete sociale.
Ai në Instagram ka publikuar një fotografi së bashku me Egzonën kur kanë qenë të vegjël, derisa ka shkruar:
“Vazhdo, vazhdo të buzëqeshesh ne të duam ty”.
Ndryshe, kujtojmë se në nominim janë Beatrix, Donald dhe Einxhel, e që njëri nga ta do të largohet sonte nga Big Brother VIP.