Meda sjell këngën “Jeta e natës”

22.04.2021 18:16

Meda sjell këngën “Jeta e natës”

Meda ka publikuar këngën e re.

 
Këngëtari Meda është rikthyer me projekt të ri muzikor, i cili është njëherësh i pari i tij për këtë vit.

Kënga titullohet “Jeta e natës”, ndërsa këtë herë erdhi vetëm në versionin audio dhe u lansua në kanalin YouTube.

Për tekstin e këngës u kujdes Ghulo, muzikën dhe orketrimin e bëri Wirusi, ndërsa producent është EmraCom.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Medës, i cili kësaj radhe i këndon jetës së natës. 

 

x