Mediat serbe “sulmojnë” Dua Lipën për shkak të një reklame

05.09.2021 10:09

Mediat serbe “sulmojnë” Dua Lipën për shkak të një reklame

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa përveç suksesit që po korr në muzikë, gjithashtu po provon veten në një tjetër fushë, atë të aktrimit.

Po ashtu, Dua është bërë imazh dhe i shumë markave prestigjioze, një prej të cilave është gjiganti “Puma”.

Ka qenë pikërisht kjo që ka sjellë polemika në Serbi dhe shkak për këtë është bërë një “billboard” i Duas në një prej dyqanet e këtij shteti.


Që në fillim të artikullit, gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se “si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.

Në shkrimin e kësaj media thuhet se një qytetar ka dërguar një letër në redaksinë e tyre, ku shkruan:

“Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet”.

Kompania “Puma” ka marrë vendim sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas është hequr nga dyqanet e tyre dhe është zëvendësuar me një tjetër.

x