Mediat spanjolle: Real Madridi nuk e mendon Mbappen deri në janar

19.09.2021 10:11

Mediat spanjolle: Real Madridi nuk e mendon Mbappen deri në janar

Real Madrid ka vendosur t’i largohet bisedimeve për Kylian Mbappe deri në afatin e janarit.

“Los Blancos” e duan francezin si agjent të lirë në verën tjetër dhe mund të nënshkruajnë parakontratë qysh në janar.

Real Madrid u refuzua nga PSG verën e kaluar, pavarësisht që Mbappe iu bëri të qartë se nuk qëndron dhe do largohet në verë, duke refuzuar rreth gjashtë propozime.

Sipas El Chiringuito, që kanë vëzhguar nga brenda bordin këto ditë, klubi spanjoll nuk është duke folur më për Mbappe deri në janar.

E tëra është për arsye se Reali është i fokusuar për të fituar trofe këtë sezon dhe deri në janar nuk do hapet çështja ‘Mbappe’, pastaj do mundohen të nënshkruajnë parakontratë në mënyrë që të mos kenë probleme nga klubet e tjera verën e ardhshme.

x