Mërgimtarët drejt Kosovës, por sa janë pritjet në pikat kufitare?

04.07.2021 11:48

Mërgimtarët drejt Kosovës, por sa janë pritjet në pikat kufitare?

Muajt korrik dhe gusht pritet të jenë muajt me fluksin më të madh të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.

Pasi që viti i kaluar kishte pamundësuar ardhjen e shumicës prej tyre, këtë herë pritet numër edhe më i madh i mërgimtarëve të cilët vijnë në shtetin e Kosovës.

Derisa mbrëmjeve të kaluara kolonat ishin tejet të gjata në hyrje të shteteve të rajonit për të arritur në Kosovë, në pikat kufitare të Kosovës tani për tani pritjet janë vetëm pesë minutëshe.

Në publikimet e fundit nga Ministria e Brendshme theksohet se edhe në pikat më të frekuentuara kufitare pritjet në hyrje janë vetëm 3 deri në 5 minua.

Padyshim se kjo javë është vetëm fillimi i ardhjes së mërgimtarëve, ndërsa kolona pritet të ketë gjatë javëve në vazhdim.

Numër i madh i tyre pritet që të vijnë edhe përmes transportit ajror, ndërsa në Aeroportin e Prishtinës veçse janë bërë përgatitjet e nevojshme për pritjen e tyre.

x