Mërgimtarët marrin rrugën për Kosovë, këto janë pritjet në pikat kufitare

09.07.2021 23:28

Mërgimtarët marrin rrugën për Kosovë, këto janë pritjet në pikat kufitare

Mërgimtarët tanimë kanë marrë me të madhe rrugën drejt Kosovës.

Siç u bë e ditur, vetëm sot në Prishtinë kanë ateruar 50 aeroplanë nga shtete të ndryshme.

Përveç kësaj, shumë nga mërgimtarët Kosovës ia mësyjnë edhe me vetura, e kjo po shkakton kolona në pikat kufitare.

Sidoqoftë, gjendja aktuale nëpër të gjitha pikat kufitare është e mirë dhe nuk ka pritje të gjata.

Në Merdare, aty ku zakonisht është situata më problematike, pritjet shkojnë deri në 10 minuta në hyrje-dalje.

Kaq kohë pritje për të hyrë në Kosovë duhet edhe tek Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare situata është edhe më e mirë ndërsa pritjet nuk janë më të gjata se pesë minuta.

x