Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare

02.07.2021 08:36

Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare

Mërgimtarët janë nisur me të madhe për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

E si çdo vjet, sfida kryesore me të cilën pritet të përballen ata gjatë ardhjes në vendlindje janë pritjet e gjata në kufi.

Mirëpo aktualisht, në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

Pak më shumë kolona ka në Merdare, ku pritjet në hyrje shkojnë deri në 20 minuta.

Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë.

Në pikat tjera kufitare ndërkaq pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë minuta.

x