Mesfushori i Dortmundit infektohet me Covid-19 para derbit

23.10.2020 19:39

Mesfushori i Dortmundit infektohet me Covid-19 para derbit

Në vigjilje të derbit kundër Schalke 04, Borussia Dortmund ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv me Covid-19 Emre Can. Mesfushori gjerman ka kryer tamponin në orët e fundit, ku ka rezultuar i infektuar.

Can gjendet në izolim dhe në gjendje të mirë, por nuk do të jetë kundër rivalëve nga Gelsenkirchen nesër, ndërkohë që me shumë mundësi do të humbasë edhe sfidën kundër Zentit në Champions League.

Verdhezinjtë e nisën me një disfatë ndaj Lazios në Champions League, ndërkohë që në kampionat njohin vetëm një humbje ndaj Augsburg në 4 ndeshjet e para. 

x