Mësohet çmimi që Chelsea duhet të paguajë për transferimin e përhershëm të Saul Niguez

17.09.2021 09:00

Mësohet çmimi që Chelsea duhet të paguajë për transferimin e përhershëm të Saul Niguez

Chelsea do të duhet të paguajë afërsisht 40 milionë euro nëse dëshiron të sigurojë plotësisht shërbimet e Saul Niguez nga Atletico Madridi.

Mesfushori spanjoll është te Blutë në huazim për gjithë sezonin dhe thuhet se ka një opsion për ta bërë atë marrëveshje të përhershme.

Specialisti i transferimeve, Fabrizio Romano e shqyrtoi këtë çështje këtë javë, duke sugjeruar se Blutë kishin rënë dakord për një tarifë nëse duan ta bëjnë të përhershëm nënshkrimin e Saulit.

“Më lejoni të sqaroj një gjë. Klauzola, opsioni i blerjes, sepse është një huazim për 5 milionë euro me një mundësi blerjeje”.

“Nuk është 30 milionë euro siç shoh ndonjëherë, por është 40 milionë euro”.

“Pra, është 5 milionë euro huazim, 40 milionë euro opsion blerjeje”.

“Këto janë detajet për marrëveshjen e Saulit”, ka thënë Romano.

x