Meta: Ismaili dha shembull me dorëheqje nga posti i deputetit, Vitia edhe kur flenë e ka mindilin në pizhame

15.09.2021 22:46

Meta: Ismaili dha shembull me dorëheqje nga posti i deputetit, Vitia edhe kur flenë e ka mindilin në pizhame

Analisti i Kanal10, Bardhyl Meta ka përgezuar kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili për dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës, dhe përqëndrimin en garën për Prishtinës, ndërsa ka kritikuar ministrin e shëndetësisë, dhe kandidatin e VV-së për kryeqytetit, Arben Vitinë.

‘Muj me ja hjek kapelën’, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismailit, i cili sot hjeki dorë nga posti i deputetit, dha dorëheqje, dha një shembull të bukur, e ngriti një standard më të lartë tha “Nuk muj me kandidu për kryetar të Prishtinës”, edhe ke një shembull që njeri duhet me kanë i përcaktuar në diçka , a e arrin a jo është tjetër çështje, por ke i sinqertë në kërkesën për me ta dhanë votën qytetarët e Prishtinës”, tha Meta në Politiko.

Tutje meta tha se përdallim nga Ismaili, Arben Vitia pos që nuk e ka menaxhuar pandeminë, ai po kujdeset për ‘lukun’, madje edhe ne pizhame e ka mindilin.

“Për dallim të ministrit aktual, Arben Vitisë, i cili as nuk po mund ta menaxhojë pandeminë, as nuk po jep dorëheqje prej ministrit, as nuk po vjen në debate televizive për çështjet komunale, ky me gjasë edhe në pizhame kur flen e ka mindilin, ma shumë e ka problemin e ‘lukut’, substancën e pandemisë, problemet me të cilat duhet mu marr,  edhe vetë Prishtinën, kryeqyteti i Kosovës ka ambicie të mëdha:, përfundoi Meta.

Ndryshe pas pak fillon edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale, të cilat do të mbahen më 17 tetorë./PORTALI.info/

x