Miftaraj kritikon Qeverinë: Komunikimin me mediet e keni domosdoshmëri e nevojë, jo privilegj

24.04.2021 17:03

Miftaraj kritikon Qeverinë: Komunikimin me mediet e keni domosdoshmëri e nevojë, jo privilegj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se kjo qeveri po len hapësirë të madhe për keqkuptim dhe keqinterpretim nga mënyra e komunikimit të saj.

 
Sipas Miftarajt, Kosova po kalon krizë të rëndë ekonomike por ka thënë se qeveria duhet t’i arsyetojë vendimet që i merr.

Sipas Miftarajt, qeveria e ka domosdoshmëri, nevojë, detyrë dhe jo privilegj komunikimin me publikun dhe mediat.

Ky është reagimi i tij:

Mungesa e komunikimit dhe arsyetimit te vendimeve nga kjo qeveri po len hapesire shume te madhe per keqkuptim dhe keqinterpretim.

 
Eshte fakt se Kosova po kalon permes nje krize te rende ekonomike si shkas i Pandemise dhe shpenzimeve nga ish qeverite ne menyre paushalle, pa planifikim e pse jo edhe deri ne keqperdorim e keq administrim.

Eshte fakt se eshte e pamundur me i akomodu kerkesat dhe nevojat ekonomike dhe financiare te te gjitha shtresave ne Kosove me nje cope buxhet qe e kemi.

Kur ke nje mal arsye legjitime per te dal ne popull dhe me arsyetu çdo vendim qe e merr, dhe kete nuk e ben, kjo te kthehet bumerang. Kjo pastaj, te shtyn me dal me kunder reagime te cilat normal qe te marrin energji, resurse e ne fund prape del humbes.

Komunikimi me publikun dhe mediat eshte domosdoshmeri, eshte nevoje, detyre e asesi privilegj

x