Milaim Zeka apel Kurtit: A të vdesim normal, apo të çmendur dhe të varfër?

21.01.2022 21:17

Milaim Zeka apel Kurtit: A të vdesim normal, apo të çmendur dhe të varfër?

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar rreth masave të reja anti-Covid të cilat janë miratuar sot dhe do të hyjnë në fuqi qysh nga nesër.

Zeka i është drejtuar me një pyetje publike kryeministrit Kurti.

A te vdesim normal, apo te çmendur dhe te varfer?, A forcohet imuniteti duke jetuar ne stres dhe varferi?”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

A te vdesim normal, apo te çmendur dhe te varfer?

Suedia, qe nga shperthimi i pandemise, eshte dashur te mirret model se si duhet menaxhuar kjo semundje globale.

Asnje mase nuk eshte treguar e sukseshme, perpos qe jemi izoluar, jemi varferuar, dhe jemi çmendur.

E si do te vdesim? Te varfer dhe te çmendur, apo normal dhe me pak para neper xhepa?

Mbyllja e restoranteve ne ora 21.00, si dhe ora policore vetem po e varferojne kete vend te varfer.

Kryeministri Kurti duhet te marre model Suedine, tani edhe Angline, sepse askush nuk na mbron nga ky virus, perpos kujdesit tone personal, dhe forcimit te imunitetit.A forcohet imuniteti duke jetuar ne stres dhe varferi?!!!

x