Milaim Zeka: Ata që janë tallë me dialogun e Hashim Thaçit, kanë me lypë

25.05.2021 00:03

Milaim Zeka: Ata që janë tallë me dialogun e Hashim Thaçit, kanë me lypë

Njohësi i çështjeve politike, Milaim Zeka, ka folur për dialogun me Serbinë dhe ecurinë që pritet të ndodhin javëve me vazhdim.

Zeka thotë se nuk është pajtuar asnjëherë me politikën e brendshme të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi, por shton se ai ka qenë më i miri në raport me politikën e jashtme dhe dialogun.

Madje, siç thotë Zeka, do të vijë koha kur do e kërkojnë Hashim Thaçin, sa i përket dialogimit me Serbinë.

“Plotë kritika kam me politikën e Hashim Thaçit që e ka bërë brenda Kosovës. Mirëpo, sa i përket politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë, ai ka qenë më i miri. Mbane mend që kanë me lypë Hashim Thaçin për dialog me Serbinë, edhe s’kanë me gjetë”, ka thënë Zeka në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Tutje, Zeka ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për të cilin thotë se do e fundosë vetën në dialog me Serbinë.

“Albin Kurti do e fundosë vetën në dialog me Serbinë sepse ka dhënë fjalë të mëdha, e asnjë nuk do të mund ta mbajë”, ka shtuar ish-deputeti Zeka.

x