Milaim Zeka tregon historinë se si tentuan ta vrasnin duke ia lënë fajin Gani Gecit për vdekjen e tij

13.01.2021 23:31

Milaim Zeka tregon historinë se si tentuan ta vrasnin duke ia lënë fajin Gani Gecit për vdekjen e tij

Gazetari Milaim Zeka ka treguar se si në vitin 2012 ishte përgatitur një atentat ndaj tij, duke tentuar që t’ia lënë fajin Gani Gecit.

Zeka thotë se skenari i këtij atentati ka qenë që revolen me të cilin do ta vranin Milaim Zekën ta vendosnin në veturën e Gani Gecit.

“Në dhjetorin e vitit 2012, ka qenë i përgatitur një atentat ndaj meje. Skenari ka qenë me vu revolen në makinën e Gani Gecit, edhe me u haop lajmi që gjoja Gani Geci e ka vra Milaim Zeken, për shkak që Milaim Zeka e ka vra Ahmet Krasniqin. Ne kemi bisedu pas një kohe shumë të gjatë me Ganin”, thotë Zeka në "Politiko" të Kanal 10.

Ai madje thotë se i urren armët dhe se nuk i ka përdorur kurrë. /PORTALI.info

x