Milan fiton me rikthim ndaj Celtic

03.12.2020 22:10

Milan fiton me rikthim ndaj Celtic

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet AC Milan dhe Celtic e vlefshme për xhiron e pestë të Europa League.

AC Milan u gjendën në disavantazh prej dy golave në minutën e 14’.

Në minutën e 8’ ishte australiani Tom Rogic i cili realizoi për skocezët, ndërsa në minutën 14’ ishte Odsonne Edouard i cili realizoi për rezultatin 2-0.

Nuk shkoi shumë kohë edhe erdhi reagimi i Milanit, fillimisht ishte Calhanoglu i cili barazoi rezultatin pas një gjuajtje të lirë në minutën 24’, ndërsa ishte Samu Castillejo i cili barazoi në minutën e 26’

Me të filluar pjesa e dytë gjithçka ndryshoi, në skenë erdhi super-talenti Jens Hauge i cili me një depërtim fantastik kaloi ‘Rossonerët’ në avantazh në minutën 50′.

Fitoren për Milanin e vulosi zëvendësuesi i pjesës së dytë Brahim Diaz me golin e tij në minutën e 82′, gol të cilin e asistoi Hauge.

x