Milioneri italian bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të së bijës

28.10.2020 19:19

Milioneri italian bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të së bijës

Milioneri italian Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij, modelja venezuliane Sharon Fonseca, janë bërë prindër për herë të parë.

Vacchi ka publikuar një foto në Instagram ku shihet me partneren e tij dhe me vajzë, e cila quhet Blu Jerusalema.

“Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë Blu Jerusalema Vacchi.

Falenderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”, ka shkruar Vacchi në postim.

Gianluca Vacchi u bë i njohur pas videove të ndryshme që publikonte në rrjetet sociale, ku ekspozonte jetën e tij luksoze.

x