Ministri i brendshëm kroat: Vazhdimisht po shkëmbejmë informacione me Armend Mehaj dhe Xhelal Sveçlën

25.07.2021 12:17

Ministri i brendshëm kroat: Vazhdimisht po shkëmbejmë informacione me Armend Mehaj dhe Xhelal Sveçlën

Një autobus me targa të Kosovës ka pësuar aksident tragjik duke dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod të Kroacisë.

Tashmë është konfirmuar se kanë vdekur dhjetë persona gjersa dhjetëra të tjerë janë dërguar në një spital rajonal.


Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq ka pohuar se ka folur me ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të Kosovës, Armend Mehajn, gjegjësisht Xhelal Sveçlën teksa ka shkëmbyer informacione dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur më të dashurit.

“Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla, me të cilët vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionet që kemi në dispozicion. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e të vdekurve në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Bozinoviq në Twitter.

x