Ministri Sveçla deklarohet për aksionin anti-drogë, ku u konfiskuan 70 kilogramë heroinë

23.05.2022 16:21

Ministri Sveçla deklarohet për aksionin anti-drogë, ku u konfiskuan 70 kilogramë heroinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas aksionit të policisë të koduar si “Gropa”, nga ku janë arrestuar 10 persona dhe janë kapur rreth 70 kilogramë të llojit heroinë.

Sveçla tha se lloji i drogës së konfiskuar është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ministri Sveçla tha se do të vazhdohet maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona”, theksoi ai.

Postimi i plotë:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona.

Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë.

x