Ministria e Mjedisit: Do ta mbikëqyrim zbatimin e vendimit për biletat e autobusëve

14.03.2022 13:31

Ministria e Mjedisit: Do ta mbikëqyrim zbatimin e vendimit për biletat e autobusëve

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet që janë duke ndodhur në raport me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të biletave me qëllim të mbrojtjes së disa nga kategoritë e veçanta të shoqërisë.

“Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat  formal  ligjor duke u mbështetur në nenin 22 paragrafi 3 të Ligjit për Transportin,  për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobus”, thuhet në njoftimin e MMHPI-së.

Tutje, thuhjet se në këto rrethana MMPHI është detyruar që të nxjerr akt nënligjorë (vendim) të përcaktoj çmimore të veçantë deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus.

“Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë  operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”

x