Ministria e Shëndetësisë del me njoftim për gripin sezonal

19.12.2021 12:53

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim për gripin sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, të vendosin maskë, e të reduktojnë vizitat familjare, në mënyrë që të mbrohen nga gripi sezonal.

Sipas MSH’së, qytetarët që kanë shenja të gripit, duhet të mbajnë distancë së paku 1 metër prej njerëzve, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ushqehen shëndetëshëm.

Njoftimi i plotë:

Si të mbroheni nga Gripi sezonal

VAKSINOHUNI

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)

Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!

Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!

Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!

Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!

Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!

Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!

x