Miriami uron Presidenten: Arritje e madhe dhe historike për vajzat e gratë shqiptare

10.04.2021 10:51

Miriami uron Presidenten: Arritje e madhe dhe historike për vajzat e gratë shqiptare

Miriam Cani ka një urim të veçantë për Vjosa Osmanin.

 
Këngëtarja e njohur Miriam Cani, zgjodhi një video të bukur për ta uruar Vjosa Osmanin për postin e Presidentes së Kosovës.

Ajo postoi videon ku Osmani shihet bashkë me dy vajzat e saj, duke kënduar këngën “Dhurata”, të Albanit e Miriamit.

Me këtë rast, ajo e uroi Presidenten, duke thënë se kjo është arritje e madhe dhe historike për vajzat shqiptare, që duhet të besojnë se çdo gjë mund të arrihet në jetë.

“Urime zonjes Vjosa Osmani e cila eshte zgjedhur si Presidente e Republikes se Kosoves. Nje tjeter arritje e madhe dhe historike per vajzat dhe grate shqiptare te cilat duhet te frymezohen nga nje ngjarje e tille e te besojne se cdogje mund te arrihet ne jete”, shkruan këngëtarja.

x