‘Miss eleganca’, Kim Jong-un habit mediat perëndimore me rënien 18kg në peshë

30.07.2021 19:10

‘Miss eleganca’, Kim Jong-un habit mediat perëndimore me rënien 18kg në peshë

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un duket tashmë më i dobët se kurrë pasi llogaritet se ka humbur të paktën 18 kg në peshë, duke shtuar spekulimet se mund të ketë kryer ndërhyrje në rripin gastrik.

37-vjeçari ka shtuar shumë kilogramë prej kohës kur erdhi në pushtet një dekadë më parë, deri sa mezi arrinte të merrte frymë me peshën rreth 130 kilogramë, shkruan britanikja The Sun.

Inteligjenca e Koresë së Jugut komenton se Kim ka humbur shumë në peshë vitin e fundit, ndoshta rreth 18 kg që kur u zhduk disa muaj nga syri i publikut.

Kim dukej sot akoma më elegant teksa ishte fotografuar duke përshëndetur komandantët dhe liderët politikë të ushtrisë në kryeqytetin Penian, i veshur me një kostum të errët me vija.

Inteligjenca e Seulit thotë se beson se vitin e kaluar Kim kishte arritur peshën 130 kg, e cila mund ta ketë origjinën nga stresi i lidhur me punën, por dhe konsumi i pijeve alkoolike, duhanit dhe dietës me yndyrna të larta.

Me gjatësinë e tij modeste prej 1.70 cm Kim konsiderohej shumë obez, çka i ka shkaktuar dëme të shëndetit.

E përditshmja britanike shkruan se stili i jetesës së Kim përfshin shpesh “bastisje të frigoriferit”, duke shtuar se ka shumë uri dhe preferon djathtë zvicerjan, kaviar, arragosta dhe verë të shtrenjtë.

Tashmë besohet se me dieten e re Kim mund të jetë marrë dhe mjekime për humbje në peshë, ose ka kryer ‘kirurgji bariatrike’ e njohur ndryshe si “mënga gastrike” ose “bypass gastrik”, shkruan rrejti 38 North.

Ndërhyrja gastrike md të sjellë një humbje prej 2.5 kg në javë në peshë, që do të thotë se për të arritur formën aktuale Kim ka punuar prej pak më shumë se dy muaj.

Të afërt me liderin despot koreano-verior thonë se stafi e ka inkurajuar atë të vijë në formë “e të çlodhet” për “të mirën e popullit”.

Në një kohë kur Kim i kërkon koerano-veriorëve të shtrëngojnë rripat prej kushteve të vështira ekonomike, ai ndoshta ka menduar se është më e drejtë që edhe ai vetë të humbasë në peshë.

x