Modelja me “mollëzat më të mëdha në botë”, prapë i duken të vogla

14.10.2020 12:00

Modelja me “mollëzat më të mëdha në botë”, prapë i duken të vogla

Modelja me “mollëzat më të mëdha në botë” thotë se ato janë akoma shumë të vogla.

Një modele në Instagram e transformoi fytyrën e saj duke i injektuar botoks.

Ajo thotë se ka “mollëzat më të mëdha në botë” – por dëshiron që ato të jenë edhe më të mëdha, raporton “Daily Star”.

Anastasia Pokreshchuk nga Kievi, Ukrainë, ka shpenzuar rreth 1700 euro në theksimin e mollëzave të saj. Ato tani janë aq të formësuara sa dallohen shumë nga fytyra e saj, por 30-vjeçarja ende nuk është e kënaqur me madhësinë e tyre.

Ajo tha: “Ju mund të mendoni se ato janë shumë të mëdha, mirepo unë mendoj se ato janë pak të vogla, unë duhet t’i mbush përsëri së shpejti”.

Anastasia bëri injeksionet e saj të para në mollëza kur ishte 26 vjeçe.

Katër vjet më vonë, ajo ka humbur numrimin se sa herë ka bërë mbushje.

“Pasi pata mbushjen dhe pashë ndryshimet në mollëzat e mia, u dashurova me to. Unë i dua! Më pëlqen që të duken kështu dhe jam shumë e lumtur”, shtoi ajo. “E kuptoj që ato duken të çuditshme për njerëzit e tjerë, por nuk e kam problem”, u shpreh Anastasia.

Perveç mbushjës së mollëzave, Anastasia ka vendosur botoks në ballë dhe buzë, dhe shprehet se do gjithashtu të bëj botoks edhe në gjoks. 

x