Morata te Barcelona? Transferimi varet nga … Dembele

26.01.2022 17:26

Morata te Barcelona? Transferimi varet nga … Dembele

Me ardhjen e Dusan Vlahovici në Torino te Juventusi, e ardhmja e Alvaro Moratës mund të jetë larg Torinos. Sulmuesi spanjoll nuk do të blihet nga Atletico Madrid, por ai mund të kthehet në Spanjë për të veshur fanellën e Barcelonës.

Megjithatë gjithçka varet nga situata e sulmuesit francez Ousmane Dembele, agjenti i të cilit ka zbarkuar në Katalonjë për të takuar drejtuesit e Barcelonës

Sipas gazetës Sport, vetëm pas largimit të Dembeles, Morata mund të zbarkojë në Camp Nou. Barcelonës iu desh më parë të priste rinovimin e kontratës së Samuel Umtitit përpara se të zyrtarizonte blerjen e Ferran Torres nga Manchester City. Tani do të bëjë njëjtën gjë me Moratën, zbarkimi i të cilit në Katalonjë është në varësi të kursimeve nga paga e Dembele.

x