Mos-pagesa e shtesave: Mjekët kosovarë paralajmërojnë protestë masive ndaj qeverisë

08.10.2021 00:22

Mos-pagesa e shtesave: Mjekët kosovarë paralajmërojnë protestë masive ndaj qeverisë

Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës ka paralajmëruar protestë masive pas zgjedhjeve në Kosovë.

Arsye për këtë, është mos-pagesa e shtesave në pagë për personelin shëndetësor.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media.

“Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi Pagat me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në njoftim.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qytetarit të RKS-së”.

“Kërkojmë që kjo Qeveri të reflektojë sepse kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës”, përfundohet në komunikatë. 

x