Moti për sot: Temperatura deri në minus 14 gradë Celsius

22.01.2022 08:39

Moti për sot: Temperatura deri në minus 14 gradë Celsius

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët mëngjesit, të cilat në orët vijuese pritet të shtohen, duke sjellur reshje lokale bore gjatë orëve të pasditës, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 47 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus 14 deri në minus 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej minus 2 deri në 1 gradë Celsius. 

x