MPB jep detaje për kthimin e të mbijetuarve dhe viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

27.07.2021 18:10

MPB jep detaje për kthimin e të mbijetuarve dhe viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për procedurën e kthimit të qytetarëve të Kosovës që mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci por edhe për kthimin e viktimave të kësaj tragjedie.

Nëpërmjet një komunikatë është thënë se institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00.

Po ashtu është thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Komunikata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qeveria e Republikës së Kosovës me të gjitha institucionet dhe kapacitetet e veta po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur bashkatdhetarëve tanë të aksidentuar në Kroaci.

Insititucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00.

Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashkqytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

x