MSH lëshon edhe njëherë thirrjen: Vaksinohuni, procesi po vazhdon edhe fundjavave

17.09.2021 17:23

MSH lëshon edhe njëherë thirrjen: Vaksinohuni, procesi po vazhdon edhe fundjavave

Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetetarëve të Republikës së Kosovës se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielen, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Prandaj, MSH u bën thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë për marrje të vaksinës, me që ka mjaft terminë të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Sipas vendimeve të mëhershme të MSh, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech.

Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër COVID-19, MSh rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19 dhe  për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda të COVID-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga COVID-19.

x