Muhaxheri tregon nëse do ta fitojë Pejën pa balotazh

31.08.2021 22:01

Muhaxheri tregon nëse do ta fitojë Pejën pa balotazh

Kryetari aktual, dhe kandidati i LDK-së, për kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se pretendon që të fitojë edhe mandatin e tretë për të parin e Pejës, në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nvaret prej qytetarëve, unë besoj qe ata janë që e vendosin, dhe sovranët e zgjedhjeve të ardhshme. Prej se kam fillu para katër vjetëve me punu, çdo përkushtim, dhe çdo punë e kryme është për me fitu besimin e qytetarëve që me pas fitoren sa më të madhe”, tha Muhaxheri në Prime Time, në Kanal10

Kundër kandidatë të Muhaxherit në Pejë janë, Gazmend Agusholli, nga VV, Rrustem Berisha nga AAK, dhe Astrit Ademaj nga PDK./PORTALI.info/

x